Shefi i CSU-së, bavarezi Markus Soder, tashmë e ka konfirmuar se do t’i hyjë garës për kancelar të Gjermanisë.
Soder të dielën në takimin e mbyllur të grupit parlamentar të Unionit u shpreh se ”nëse CDU do të ishte gati dhe dëshiron të më mbështesë, atëherë unë do të jem gati”.
Kjo është hera e parë që Soeder deklaron publikisht gatishmërinë e tij për të kandiduar për të pasuar Angela Merkel në Kancelari.
Veç tij, edhe Kryetari i CDU Armin Laschet, ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për kancelar të Gjermanisë.