50 milion doza të vaksinës Pfizer/ Biontech do të merren nga Bashkimi Europian gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021.
Lajmin e bëri të ditur Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Layen përmes një shënimi në Twitter.
Duke konfirmuar se vaksinat do të vijnë në tremujorin e dytë të vitit 2021.
Von der Layen thotë se procesi është përshpejtuar, pasi kjo sasi e dozave pritej të vinte në tremujorin e fundit të 2021.