Pikërisht dy vjet pasi një zjarr aksidental kaploi katedralen më të famshme të Parisit dhe tronditi botën, presidenti francez Emmanuel Macron i bëri një vizitë Notre Dames.
I rrethuar nga ministra, arkitektë dhe madje gjenerali në pension Jean-Louis Georgelin, i cili po mbikëqyr restaurimin, Macron inspektoi përparimin e punëve në një përpjekje për t’i dhënë publikut francez të lodhur nga virusi disa shpresa se një datë e përfundimit të punimeve do të vie.
Ndërkohë punëtorët vazhdojnë me seriozitet për të rivendosur xhevahirin e dikurshëm të arkitekturës gotike franceze.
Macron tha se katedralja do të përfundonte deri në vitin 2024, megjithatë zyrtarët tani e pranojnë hapur këtë datë përfundimi si joreale, pasi ata përmendin faktorë të tillë si pandemia COVID-19 që kanë ngadalësuar ritmin.