Autoritetet estoneze kanë urdhëruar që një nga rrugët kryesore të kryeqytetit Tallin, të mbyllet çdo natë gjatë muajit prill për të mbrojtur bretkosat migruese, njofton Independent.
Bretkosat kalojnë nëpër rrugët e zonës ndërsa udhëtojnë në vendet e tyre të shumimit.
Vullnetarët zakonisht ndihmojnë në bartjen e amfibëve në vrullin e pranverës.
Ata kanë thënë se ata kanë shpëtuar 97 mijë prej tyre nga veturat në vitet e mëparshme, duke përfshirë dy mijë vitin e kaluar në rrugën e Tallinit.