India është shtuar në një "listë të kuqe" të vendeve nga të cilat shumica e udhëtimeve në Mbretërinë e Bashkuar është e ndaluar, për shkak të frikës nga një variant i ri Covid, ka thënë sekretari i shëndetësisë, raporton BBC.
Të premten e kaluarl, shumica e njerëzve që kanë udhëtuar nga India në 10 ditët e fundit do të refuzohet hyrja.
Mbajtësit e pasaportave britanike ose irlandeze, ose njerëzit me të drejta qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar, do të lejohen të hyjnë por duhet të karantinojnë në një hotel të miratuar nga qeveria për 10 ditë.
Matt Hancock tha se kishte pasur 103 raste në Mbretërinë e Bashkuar të variantit të Indisë.
Në një deklaratë për Dhomën e Komunave të hënën, sekretari i shëndetësisë tha se shumica dërrmuese e rasteve të variantit të ri - i njohur zyrtarisht si B.1.617 - ishin lidhur me udhëtime ndërkombëtare.