​Itali, rritje e shtrimeve COVID-19 në spitale

Evropë

​Itali, rritje e shtrimeve COVID-19 në spitale

Më: 19 prill 2021 Në ora: 23:17
Itali

Në 24 orët e fundit, në Itali u regjistruan 8 864 raste pozitive COVID-19 dhe 316 viktima të lidhura me virusin, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Shkalla e pozitivitetit është 6%, nga 5,5% dje (+ 0.5%).

Aktualisht, janë 3 244 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv për Covid në Itali, me një ulje prej 67 njësish, e krahasuar me dje në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve.

Shtrimet ditore në repartet e zakonshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë pësuar rritje të ndjeshme, me 23 742 persona të shtruar aktualisht në spital.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat