Autoritetet e Sistemit Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar kanë treguar se gratë shtatzëna nuk do të marrin vaksinën AstraZeneca.
Ata treguan se ato do të vaksinohen me vaksinat Pfizer ose Moderna.
Zyrtarët e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar Britanik (NHS) në një letër dërguar komunitetit mjekësor dhanë udhëzime të qarta se nëse nuk ka vaksina Pfizer dhe Moderna për gratë shtatzëna, atëherë do të ishte mirë qe ato të prisnin radhën e tyre për të marrë këto vaksina kur ato të jenë në dispozicion.
Letra e diskutuar nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik thekson se gratë shtatzëna që kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca duhet të marrin dozën e dytë me të njëjtën vaksinë, siç ishte planifikuar fillimisht.