Një vaksinë kundër malaries ka rezultuar efektive 77 për qind në provat e hershme – thotë ekipi i Universitetit të Oksfordit i cili qëndron prapa studimit.
Sipas BBC, sëmundja e malaries vret më shumë se 400 mijë njerëz në vit, kryesisht fëmijë në Afrikën nën-sahariane.
Pavarësisht shumë vaksinave të cilat janë testuar gjatë viteve, kjo është e para që përmbush synimin e kërkuar.
Studiuesit thonë se kjo vaksinë mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin publik.
Kur vaksina u testua në 450 fëmijë në Burkina Faso, ajo u gjet e sigurt dhe tregoi “efikasitet të nivelit të lartë”, mbi 12 muajve pasues.
Për më tepër, testimet më të gjera në gati pesë mijë fëmijë midis moshës pesëmuajshe dhe trevjeçare do të kryhen përreth katër vendeve afrikane për të konfirmuar gjetjet.