Italia u është bashkuar vendeve të tjera duke vendosur kufizime në udhëtimin nga India për të shmangur përhapjen e një varianti të COVID-19 ndërsa kombi aziatik lufton me një rritje të infeksioneve.
Ministri i Shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza, tha në Twitter se ai kishte nënshkruar një urdhër që ndalon udhëtarët e huaj që kanë qenë në Indi në 14 ditët e fundit të hyjnë në vend, shkruan Reuters.
Banorët italianë do të lejohen të kthehen nga India me një rezultat negativ të COVID-19 në nisjen e tyre dhe një në mbërritjen e tyre dhe më pas duhet të shkojnë në karantinë, tha ministri.
Ata që ishin tashmë në Itali dhe që udhëtuan nga India në 14 ditët e fundit u kërkua që t’i nënshtrohen karantinës.
“Shkencëtarët tanë janë në punë për të studiuar variantin e ri indian,” tha Speranza.