Te lakuriqët në Britani gjendet një koronavirus i ngjashëm me atë që shkakton COVID-19

Evropë

Te lakuriqët në Britani gjendet një koronavirus i ngjashëm me atë që shkakton COVID-19

Më: 26 prill 2021 Në ora: 13:18
Britani

Një koronavirus i ri që është i ngjashëm me atë që shkakton pandeminë COVID-19 është gjetur te lakuriqët në Britani të Madhe – ndonëse aktualisht nuk është rrezik për njerëzit, raportojnë mediumet britanike.

Virusi, RhGB01, është zbuluar nga një studente 22-vjeçare e ekologjisë, Ivana Murphy, ndërsa mblidhte jashtëqitjet e lakuriqëve për disertacionin e saj, raporton “Times of London”.

Derisa është hera e parë që një virus i tillë është gjetur në Britani, është i ngjashëm me atë prapa pandemisë COVID-19, që po ashtu mendohet se e ka burimet nga lakuriqët.

“Deri më tash, ky virus në Mbretërinë e Bashkuar nuk është një kërcënim për njerëzit”, ka thënë Andrew Cunningham i Shoqatës Zoologjike të Londrës, një bashkëautor i një studimi mbi virusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat