Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 30.317 raste të reja me COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë regjistruar 338 të vdekur nga virusi, si dhe 22 të vdekur në 4 ditët e fundit në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 103.632.
Me 30.317 rastet e reja, numri gjithsej i rasteve deri më tani ka arritur në 5.534.313.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 30.281 persona, prej të cilëve 5.943 në kujdes intensiv, ndërkohë me 2.014 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 334.577.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 14.579.482 ndërsa 5.879.133 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.