Franca ka arrestuar shtatë ish-anëtarë të grupeve militante ekstreme të majtës në Itali, përfshirë “Brigadat e Kuqe”.
Këta shtatë italianë dhe tre të tjerë që janë akoma në kërkim ishin të dënuar për akuza terrorizmi në Itali, nga vitet 1970 dhe 1980.
Kryeministri italian, Mario Draghi, i ka mirëpritur arrestimet nga Franca, duke thënë se krimet e këtyre personave kishin lënë plagë të hapura akoma për ata.
“Brigadat e Kuqe” dhe grupet e tjera militante kanë kryer dhunë në Itali, gjatë të ashtuquajturve Vitet e Plumbit.
At u fajësuan për vrasje të shumta, përfshirë rrëmbimin dhe vrasjen e ish-kryeministrit Aldo Moro në vitin 1978, shkruan BBC.