BE-ja përgatit sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Evropë

BE-ja përgatit sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 22:17
Alexander Lukashenko

Ministri i Jashtëm i Austrisë ka paralajmëruar se në takimin e muajit maj të ministrave të jashtëm të BE-së do të propozohen sanksione të reja ndaj Bjellorusisë.

Këtë paralajmërim ministri Alexander Schallenberg e ka bërë gjatë takimit me lideren opozitare të Bjellorusisë, Svietlana Tsikhanovskaya.

Në listën e sanksioneve të BE-së janë propozuar 88 individë dhe shtatë entitete të Bjellorusisë.

Liderja bjelloruse ishte detyruar që të ikte në Lituani, nga frika prej persekutimeve të regjimit të presidentit, Alexander Lukashenko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat