Qeveria franceze të mërkurën ka prezantuar ligjin e ri kundër terrorizmit dhe inteligjencës që synon të parandalojë sulmet ekstremiste nëpërmjet mbikëqyrjes më të rreptë të ueb-faqeve ekstremiste.
Ligji që po përgatitej gjatë muajve të fundit është prezantuar zyrtarisht pak ditë pas vrasjes së një zyrtareje policie brenda stacionit policor në qytetin Rambouillet.
Vrasja e saj është duke u hetuar si një sulm terrorist.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ligji u jep më shumë pushtet shërbimeve të inteligjencës për të mbikëqyrur aktivitetet online të njerëzve.
Një prej masave të këtij ligji është edhe zgjerimi i përdorimit të një algoritmi që gjurmon aktivitetet online të ekstremistëve, metodë kjo që nisi të përdorej gjatë vitit 2015.