​Macron dhe Jansha diskutojnë për sfidat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Evropë

​Macron dhe Jansha diskutojnë për sfidat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Më: 29 prill 2021 Në ora: 23:35
Janez Jansha dhe Emmanuel Macron

Sfidat e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor ishin tema kryesore e bisedimeve në Paris midis kryeministrit slloven Janez Jansha dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Hina raportoi se Sllovenia do të marrë Presidencën e BE-së nga Portugalia më datën 1 korrik.

Para bisedimeve, Jansha tha se përparësitë kryesore të presidencës sllovene do të ishin rritja e rezistencës së BE-së ndaj krizave të tilla si situata aktuale shëndetësore dhe se Macron do të përmendte situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Sipas tij, perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një perspektivë pozitive për atë zonë, por ka shumë pengesa që duhet të zgjidhen gjatë rrugës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat