COVID-19/ Ekonomia e eurozonës pëson rënie në tremujorin e parë 2021, prodhimi ekonomik u ul me 1,8%

Evropë

COVID-19/ Ekonomia e eurozonës pëson rënie në tremujorin e parë 2021, prodhimi ekonomik u ul me 1,8%

Më: 30 prill 2021 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Prodhimi i Brendshëm Bruto në zonën euro u kontraktua 0,6% gjatë tremujorit të parë të vitit në raport me tremujorin e mëparshëm, theksoi sot Zyra e Statistikave të BE-së.

“Prodhimi ekonomik i zonës euro është ulur me 1,8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2020”, deklaroi Eurostat.

Për gjithë Bashkimin Europian me 27 anëtarë, kontraktimi ka qenë më pak i theksuar, me 0,4% në tremujor dhe 1,7% në harkun kohor të një viti.

Dobësimi vazhdon tendencën në rënie parë në muajt e fundit të vitit 2020. Kjo ka ardhur pas një rritjeje të fortë të rënies ekonomike si pasojë e pandemisë së koronavirusit regjistruar një tremujorin e tretë të këtij viti.

“Portugalia regjistroi rënien më të fortë me 3,3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ndjekur nga Letonia me një rënie prej 2,6% dhe Gjermania me 1,7%”, sipas Eurostat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat