Të rinj të maskuar që qëllojnë dhe përleshën me oficerët e policisë, këto janë skenat që po ndodhin në Lyon të Francës ku duhet thënë se protestat e ditës së 1 Majit kanë dalë sot jashtë kontrollit.
Ndërsa protesta vazhdojnë policët kanë përdorur edhe gaz lotsjellës dhe sulmuan në formacion, me shkopinj gome demonstruesit.
Ndërsa në Paris protestat dominoheshin në lëvizja e Jelekëve të Verdhë.
Në Lyon, turmat e të paktën 3000 punëtorëve të sindikatave marshuan krah për krah me flamurë të kuq, të cilëve më vonë iu bashkuan të rinj të maskuar që sulmuan oficerët e policisë shkatërruan objekte simbol të korporatave të biznesit, e madje edhe me grupe të tjera protestuesish.
Teksa protestuesit marshonin drejt sheshit Place Bellecour në qendër të qytetit, policia u bllokoi rrugën dhe shpejt nisën përleshjet mes tyre. Oficerët arritën të shtynin prapa turmën duke përdorur shkopat e gomës ndaj elementëve të dhunshëm. Në pamjet video shihen skena të rënda dhune të oficerëve që godasin dhe tërheqin në rrugë të ndaluarit, teksa mediat raportuan për vetëm pesë arrestime.