Është gjetur i pajetë një oficer policie, i cili shërbente në Drejtorinë e Policisë së Thesprotisë dhe konkretisht në Departamentin e Rojës Kufitare të Filiateve.
Sipas mediave greke, 54-vjeçari është gjetur i vdekur mëngjesin e ditës së sotme nga nëna e tij.
Autoritetet përkatëse kanë njoftuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e oficerit të policisë 54-vjeçar në Paramythia. Dyshimet e para të policisë janë se ai qëlloi veten me armën e tij të shërbimit.
Nga ana tjetër, policia po merret me hetimet paraprake për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes së 54-vjeçarit. Gjithashtu po pritet që autopsia të hedhë dritë mbi këtë çështje.