Situatë kaotike në Bruksel, gaz lotsjellës e topa uji – policia shpërndan turmën që ishin mbledhur për të kundërshtuar masat anti-COVID

Evropë

Situatë kaotike në Bruksel, gaz lotsjellës e topa uji – policia shpërndan turmën që ishin mbledhur për të kundërshtuar masat anti-COVID

Më: 2 maj 2021 Në ora: 10:01
Bruksel

Policia belge ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ishim mbledhur një një aheng – si shenjë revolte kundër masave anti-COVID në një park në Bruksel.

Siç raporton Reuters, në ahengun ku ishin mbledhur qindra persona që kanë shkelur masat anti-COVID, besohet se ishte organizuar vetëm një ditë para lirimit të masave epidemiologjike.

Organizatorët e ahengut gjithçka kishin planifikuar përmes Facebookut, duke u bërë thirrje të gjithë për pjesëmarrje, megjithatë postimet e tyre janë shlyer pas gjykata i paralajmëroi se pjesëmarrësit rrezikohen të prangosen apo të dënohen.

Image

Shumë prej tyre as që bartnin maskë, veprim ky që është obligativ në Bruksel, kurse pas intervenimit të policisë është shpërndarë turma.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat