COVID në Itali/ Ulen ndjeshëm shifrat e infektimeve dhe viktimave

Evropë

COVID në Itali/ Ulen ndjeshëm shifrat e infektimeve dhe viktimave

Më: 2 maj 2021 Në ora: 20:24
Itali

Autoritetet shëndetësore në Itali, kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9.148 raste të reja infektimesh me COVID-19.

Sipas njoftimit, ka një ulje të lehtë të shifrave, krahasuar një ditë më parë, ku u regjistruan 12.965 të infektuar.

Nga krahu tjetër, këto 24 orët e fundit nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin 144 qytetarë, 82 të vdekur më pak krahasuar me një ditë më parë, ku u regjistruan 226 viktima.

Ndërsa në total, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 121.177 viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat