Autoritetet shëndetësore në Spanjë konfirmuan se tre nga pesë kampionët e marrë nga anija Prometeus, e cila ndodhet në karantinë në portin e Vigo-s në rajonin e Galicisë, korrespondojnë me variantin indian të COVID-19.
Edhe në Itali, një komunitet indian, të punësuar në sektorin e bujqësisë në periferi të Romës, janë vënë nën karantinë dhe po mbahen nën vëzhgim nga autorittet italiane, pasi shumë prej tyre rezultuan të prekur me COVID-19.
Testet laboratorike do të tregojnë nëse bëhet fjalë për variantin indian të virusit.
“Mund të dalim nga lagjja ku jetojmë vetëm për arsye thelbësore si vajtja në punë apo blerja e ushqimeve. Nuk mund të na ndalojnë këtë pasi pak rendësi ka nëse jemi në zone të kuqe, ne kemi nevojë të ushqehemi sido të jetë gjendja,” – u shpreh kryetari i komunitetit Sikh në Itali.
Mbi 11 mijë indianë jetojnë në provincën italiane të Latina-s, por në periudhën e korrjeve, shumë bashkë kombas të tyre vijnë me vizë turistike për t’u shndërruar në punonjës të sektorit të bujqësisë dhe si rrjedhojë ata hezitojnë të testohen për virusin COVID-19.