Zyrtarët policorë janë përleshur me qindra pjesëmarrës të një ndeje në Paris. Situata është përshkallëzuar kur forcat e rendit kanë ndërhyrë për ta ndërprerë ilegale në ditën e punëtorëve në kryeqytetin francez.
Pjesëmarrësit kanë thyer orën policore që fillon prej orës gjashtë të pasdites. Autoritetet kanë thënë gjithashtu se janë injoruar kufizimet e vendosura nga qeveria në ndejën e mbajtur në parkun Bercy në Paris.
Policia ka përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës në përpjekje për ta shpërndarë turmën, e cila ia ka kthyer me hedhje të shisheve dhe kanistrave të gazit lotsjellës.
Tre persona janë arrestuar, përfshirë edhe organizatorin e ndejës, i cili po mbahet në paraburgim, kanë treguar autoritetet franceze të sigurisë.