Udhëtimi me kroçerë, nis lundrimi në Mesdhe, protokolle të rrepta sigurie të shëndetit

Evropë

Udhëtimi me kroçerë, nis lundrimi në Mesdhe, protokolle të rrepta sigurie të shëndetit

Më: 3 maj 2021 Në ora: 12:33
Kroçera Costa Cruises nis udhëtimin e saj nga porti i Savonës në Itali.

Për herë të parë pas katër muajsh kroçera Costa Cruises nis udhëtimin e saj nga porti i Savonës në Itali.

Udhëtimet në det ishin ndaluar nga qeveria italiane gjatë sezonit të festave në dhjetor për shkak të pandemisë COVID-19. Para se të nisen udhëtarët duhet të kenë një dëshmi, test se janë negativ ndaj COVID dhe anija nuk është me kapacitet të plotë, por me vetëm 1,500 pasagjerë.

“Costa Crociere ndjek protokolle shumë të rrepta kur bëhet fjalë për sigurinë. Është  e rëndësishme që pasagjeri të ndihet i sigurt në bordin e anijes. Ne kemi implementuar të gjitha procedurat për të siguruar që pushimet të jenë të qeta për pasagjerët dhe që ata të mos përjetojnë asnjë lloj stresi apo frike,” – u shpreh  Pietro Sinisi, kapiten i Costa Smeralda.

Ky sektor i udhëtimeve  midis muajve mars – shtator pësoi një rënie prej 64 miliardë euro dhe vitin e kaluar reduktoi rreth 518,000 vende pune.

“Unë nuk kam frikë sepse dihet që lundrimet sot janë forma shumë të sigurta të pushimeve, kështu që unë e përjetoj këtë udhëtim me të njëjtin qetësi si gjithmonë,” – tha Lucio Tonet, një pensionist që jeton në Treviso.

Kjo anije ka përmasat  sa tre fusha futbolli  duke përfshirë 11 restorante. Ekuipazhi duhet të ketë kaluar katërmbëdhjetë ditë në karantinë para se të fillojë punën. Udhëtimi në Mesdhe zgjat nga tre deri në shtatë ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat