Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se ka shumë mundësi që rregullat e distancës shoqërore në Angli të hiqen më 21 qershor.
Johnson u tha gazetarëve në qytetin Hartlepool nw veri tw Anglisë, ku ai po bën fushatë përpara zgjedhjeve, se ka plane për lehtësimin e masave anti COVID-19.
Kjo është për shkak të rënies së ndjeshme të rasteve të reja të koronavirusit – deri në nën dy mijw në ditë nga gati 70 mijw 000 në ditë në kulmin e valës së dytë në janar.
Të hënën, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit dha vaksinën e tij të 50 miliontë, ku rreth 52% e popullsisë britanike kanë marrë të paktën një dozë dhe rreth një e katërta kanë marrë dy të tilla.
“Ju po i shihni rezultatet e asaj që vërtet fillojnë të shfaqen në epidemiologji”, tha Johnson.
Johnson ndër të tjera tha se qeveria është e vendosur që t’i heq kufizimet e mëtejshme me 17 maj, pra të bëhet lejimi i njerëzve që të hyjnë në pub-e dhe restorante e gjithashtu edhe të lejohen udhëtimet.