Gjermania është shprehur kundër ndaj një propozimi të mbështetur nga SHBA-ja për të hequr dorë nga patentat për vaksinat kundër COVID-19, duke thënë se ato nuk po pengonin prodhimin e vaksinave.
Sipas BBC, qeveria e saj tha se “mbrojtja e pronës intelektuale është një burim inovacioni dhe duhet të mbetet i tillë”.
Bashkimi Evropian tha më herët se ishte gati të fliste për propozimin, dhe disa shtete e dhanë mbështetjen e tyre të plotë.
Mbështetësit e planit thonë se kjo do të lejojë që më shumë kompani t’i prodhojnë këto vaksina që shpëtojnë jetën.
Ata argumentojnë se kjo do të rrisë qasjen ndaj vaksinave në vendet e varfra.
Por kundërshtarët, përfshirë prodhuesit e ilaçeve, thonë se mund të mos ketë efektin e dëshiruar.