Trafiku është bllokuar në pjesë të Athinës ndërsa punëtorët grekë të transportit u bashkuan me një grevë të sektorit publik 24-orësh për të protestuar mbi legjislacionin e planifikuar të punës.
Sindikatat në Greqi kundërshtojnë projekt-ligjin qeveritar të punës sepse ai kufizon të drejtat e punonjësve në një kohë kur punëtorët rrezikojnë humbjen e vendeve të punës për shkak të pandemisë së koronavirusit.
6,500 punëtorë grevistë u mblodhen jashtë parlamentit, shumë prej tyre tundnin flamuj të kuq dhe parulla që lexonin ‘ne nuk do të bëhemi skllevër të shekullit 21’.
Sindikata kryesore e nëpunësve civilë të Greqisë ADEDY, e cila thirri greven thotë se legjislacioni kërkon të rrisë 8 orë ditë pune në 10 orë, të shfuqizojë javën e punës pesë-ditore dhe marrëveshjet kolektive.
Qeveria ka hedhur poshtë pretendimet duke thënë se projektligji përpiqet të adresojë problemet reale të punëtorëve.