Turistët ukrainas pozuan topless në Turqi, banorët e quajnë sjelle të turpshme gjatë Ramazanit

Evropë

Turistët ukrainas pozuan topless në Turqi, banorët e quajnë sjelle të turpshme gjatë Ramazanit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 01:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në një kohë kur vendi është në karantinë të plotë dhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, 8 turistë ukrainas kanë zgjedhur brigjet turke për të kaluar pushimet.

Por qytetarëve nuk u ka pëlqyer fakti se 2 djemtë dhe 6 vajza janë shfaqur topless në mjetin lundrues. Ata kanë fiksuar me kamerën e telefonit këtë moment kur të rinj bëjnë poza të ndryshme dhe këto çaste i ruajnë në telefonat e tyre.

Në media dhe rrjetet sociale kjo video është bërë virale duke u konsideruar një shfaqje e turpshme nga turistët ukrainas.

Pamjet e publikuara kanë hapur debatin se a duhet lejuar qarkullimi i jahteve në kohën e izolimit të plotë dhe autoritetet kanë shtuar kontrollet për lëvizjen në det.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat