Autoritetet e Rumanisë po hulumtojnë rastin e vrasjes së njërit prej arinjve më të mëdhenj në Evropë, të cilën vrasje dyshohet ta ketë bërë një princ prej Lihtenshtajnit, shkruan CNN.
Princi Emanuel i Liechtensteinit, 32-vjeçar dhe nip i principatës së Princit aktual të vendit, Hans Adam II, akuzohet për vrasjen e ariut 17-vjeçar, i njohur si ariu Arthur, gjatë një ekspedite gjuetie.
Organizata për ambient, “Agent Green”, beson se princit i ishte dhënë leja për një gjueti katër ditore nga Ministria e Ambientit për të gjuajtur një ari që po sulmonte fermat në qarkun Covasna, Transylvania, të Rumanisë. Në vend të tij, princi vrau Arthurin, i cili jetonte në një zonë mbrojtëse.
Rumania është vendi me më së shumti arinj në Evropë pas Rusisë. Gjuetia e arinjve është e ndaluar me ligj. Megjithatë, përjashtime bëjnë rastet ekstreme kur një ari shkatërron pasuritë e njerëzve ose bëhet kërcënim për vetë jetën e njerëzve.