Duke shfaqur forcën e saj ushtarake, mbi 12.000 forca ushtarake tokësore dhe ajrore pushtuan ditën e sotme Sheshin e Kuq të Moskës për të shënuar 75-vjetorin e fitores ndaj fashizmit.
Parada e këtij viti zhvillohet mes tensioneve të shtuara me Perëndimin dhe fqinjin e saj Ukrainën e cila akuzon Rusinë se ka instaluar forcat e saj ushtarake në kufi.
Presidenti rus Vladimir Putin, veteranët e luftës dhe të ftuarit e tjerë e ndoqën paradën nga stenda qendrore në Sheshin e Kuq.
Këtë vit, Parada e Fitores së Rusisë përfshiu mbi 12.000 trupa, rreth 190 artikuj të pajisjeve ushtarake dhe 76 aeroplanë e helikopterë.