Varianti indian i koronavirusit arrin edhe në Francë

Evropë

Varianti indian i koronavirusit arrin edhe në Francë

Më: 10 maj 2021 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Rreth 20 persona në Francë janë zbuluar me një variant të koronavirusit që së pari është hasur në Indi.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, të hënën për televizionin “LCI” ka njoftuar se në Francë ka arritur varianti.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përshkruar variantin indian të koronavirusit si “variant që kërkon interesim”.

Ajo ka sugjeruar se mutacionet do ta bëjnë virusin më përhapës, të shkaktojë sëmundje më të rënda apo edhe të shmang imunitetin e siguruar nga vaksinat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat