​Çeki, rihapen bizneset jothelbësore

Evropë

​Çeki, rihapen bizneset jothelbësore

Më: 10 maj 2021 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Pas një mbylljeje gjashtëmujore, më në fund, Republika Çeke ka rihapur dyqanet e shitjes me pakicë.

Rihapja u shoqërua me rregulla dhe kufizime, me blerësit që e kishin të detyrueshme mbajtjen e maskave mbrojtëse FFP2 dhe me një numër të kufizuar klientësh brenda hapësirave (një person për 15 metra katrorë hapësirë).

Të gjitha dyqanet që shisnin mallra të gjykuara si jothelbësore u mbyllën në fund të tetorit dhe u hapën vetëm për pak kohë gjatë periudhës së Krishtlindjes.

“Rreth një në 10 dyqane ka dalë nga biznesi për shkak të bllokimit të gjatë”, tha gazeta e biznesit “Hospodarske noviny”, duke cituar përfaqësues të industrisë.

Numrat e infeksioneve janë përmirësuar ndjeshëm në Republikën Çeke, me 101 raste për 100 000 banorë gjatë një periudhe shtatëditore, sipas shifrave të fundi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat