Kandiq kundër Vuçiqit: Dekorimi i Handkes është nisje e luftës dhe turpin e gjenocidit qe bartim

Evropë

Kandiq kundër Vuçiqit: Dekorimi i Handkes është nisje e luftës dhe turpin e gjenocidit qe bartim

Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:14
Peter Handke, Aleksander Vuçiq

Peter Handke ka bërë bujë të madhe vite më parë me mohimin e gjenocidit të shkaktuar nga ish-presidenti serb, Slobodan Milosheviq.

Shkrimtari austriak i laureuar me Çmimin Nobel për letërsi, sot është dekoruar edhe nga presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq, i cili i ka dhënë medaljen më të lartë shtetërore “Urdhëri i Yllit të Karagjorgjit”.

Kjo ka bërë që të reagojnë shumë personalitete në shtetin serb duke përfshirë edhe Drejtoreshën e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq.

Kjo e fundit përmes një mesazhi në rrjetin social të Twitterit ka pohuar se Vuçiqi ka filluar një luftë kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe njerëzve në Serbi që mbajnë turpin e gjenocidit të kryer nga Millosheviqi në vitet e 90-ta.

“Duke dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjitit” Peter Handken, Presidenti i Serbisë, nisi luftën kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe secilit prej nesh që mbajmë turpin e gjenocidit të kryer dhe krimeve masive të forcave serbe në luftërat e viteve 1990. Nuk ka asnjë shprese”, ka pohuar Kandiq, e cila shumë herë ka dënuar veprimet e tilla të të parit të Serbisë.

Ndryshe, Handkes ditë më parë iu ngrit edhe një bust në qytetin boshnjak të Banja Llukës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat