Një djalë nëntë vjeçar ka vdekur pasi besohet ishte goditur nga rrufeja derisa ishte duke bërë stërvitje të futbollit në Lancashire të Britanisë së Madhe.
Fëmija ishte plagosur nga goditja e rrufesë që mori në një fushë të lojës në zonën e Common Edge Road në Blackpool pak pas orës 17:00.
Policia e Lancashire tha se ai ishte dërguar në spital por nuk iu kishte mbijetuar plagëve të marra.
Nga Spirit of Youth Junior FC, ekipi i cile e përdor këtë fushë, ka thënë se djali ishte duke bërë stërvitje private.
Policia ka deklaruar se hetimet janë duke u zhvilluar akoma për rastin, por besohet se djali ishte goditur nga rrufeja.
Sekretari i klubit Daniel Pack, kishte thënë se ata janë duke bashkëndjerë me familjen dhe se rasti është shumë i rëndë për ata, shkruan BBC.