Anglia ka njohur një përgjysmim të rasteve me koronavirus që prej Marsit e ndihmuar nga përhapja e shpejtë e vaksinave.
Por variantet e reja mbeten një kërcënim. Kryeministri britanik Boris Johnson dha dritën jeshile për hapjen e një sërë aktivitetesh. Studimi i REACT, i drejtuar nga shkencëtarë në Imperial College London, zbuloi se numri i infeksioneve ka rënë përsëri me një mesatare prej vetëm një në 1.000 njerëz të infektuar.
Gjetjet demonstrojnë ndikimin që ka përhapja e vaksinimit. Studimi nuk përfshin Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, të cilat secila kanë ndjekur plane të tjera për të frenuar Covid 19.
Studimi REACT është një nga sondazhet më të mëdha COVID-19 të këtij lloji në Angli, me mbi 127,000 vullnetarë të testuar në Angli midis 15 Prillit dhe 3 Majit në raundin e fundit.
Në përgjithësi, prevalenca kombëtare në Angli ra në 0,1% nga 0,2% në mars. Infeksionet janë më të larta në mesin e moshës 25-34 vjeç me 0.21%, dhe më e ulta në moshën mbi 75 vjeç me 0.05%, zbuloi studimi.
Aktualisht në total mbi 35 milionë persona kanë marrë dozën e parë një vaksine dhe 17.8 milion njerëz kanë marrë të dyja dozat.