Muzetë në Greqi u rihapën për vizitorët të premten, ndërsa vendi nisi zyrtarisht sezonin turistik.
Muzeu i Akropolit, shtëpia e thesareve të gjetura në kështjellën antike dhe përreth saj, bashkë me muzetë e tjerë janë mbyllur që nga mesi i nëntorit, si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Zonat arkeologjike në ambient të hapur në gjithë Greqinë, përfshirë Akropolin, janë lejuar që të rihapen në muajin mars.
Vitin e kaluar numri i vizitorëve në Greqi ka rënë në 7.4 milionë ose 78.2 % më pak nga shifra rekorde prej 34 milionë sa ishte në vitin 2019 – sipas të dhënave zyrtare.