Qeveria greke ka bërë të ditur se numri i migrantëve në kampe tanimë ka rënë në krahasim me vitet më parë. Për herë të parë numri i tyre ka rënë në 10 mijë që kur filloi kriza e migrimit në Evropë në 2015.
Kampet e ngritura në disa ishuj grekë të cilët kanë qenë prej kohësh të mbipopulluara, kanë qenë objekt kritikash edhe nga Bashkimi Evropian dhe organizatat, përfshirë agjencinë e Kombeve të Bashkuara të Refugjatëve UNHCR.
Në rastin më të keq të tyre, disa prej kampeve po pranonin më shumë azilkërkues duke e rritur dy deri në tre herë kapacitetin e tyre. Ministri i Migracionit Notis Mitarachi është shprehur se reduktimi i numrit të azilkërkuesve në nën 10,000 në ishuj është një provë e lehtësimit të barrës së imigracionit në komunitetet lokale dhe tregon se qeveria po punon në drejtimin e duhur
Fillimisht pesë kampet kishin për qëllim të strehonin rreth 6,000 njerëz në total. Ministria e Migracionit tha se kishte 9,811 azilkërkues në pesë kampe në ishujt afër bregdetit turk në mes të Majit, nga 19,748 në Nëntor 2018.
Ardhjet nga Turqia në katër muajt e parë të 2021, ishin me 73% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe kërkesat e azilit ranë me 41% gjatë vitit të kaluar. Në vitin 2015, Greqia ishte rruga kryesore për në Evropë për gati një milion njerëz që kërkonin azil, shumica e tyre refugjatë që ikën nga lufta dhe konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan.