Në Itali janë shënuar 201 viktima nga Covid-19 dhe 4452 raste të reja nga 262864 testime që janë bërë në 24 orët e fundit.
Numri i infektimeve pësoi një rritje krahasuar me të hënën, ku ishin 3455 raste nga 118924 teste.
Ndërsa me rritjen e tamponëve u rrit edhe numri i qytetarëve që u zbuluan se ishin të prekur nga sëmundja.
Gjithashtu po sipas medieve italiane vërehet një rënie e shtrimeve në spitale. Aktualisht pozitivë në Itali janë 315,308 qytetarë. Viktimat që nga fillimi i pandemisë janë 124497.