Nga e nesër në Francë do të ketë lehtësim të disa masave anti COVID-19, pas mbylljes së tretë me radhë.
“Njerëzit janë lodhur, të gjithë kanë vetëm një dëshirë, të dalin, të shkojnë në restorante”, tha Rene Colomban, i cili menaxhon barin dhe restorantin Blue Beach në qytetin Riviera.
Numri i infeksioneve po bie dhe po bëhet një numër i madh i vaksinimeve, gjë që sjell ndjenjën se vendi po i rikthehet normalitetit, shkruan Reuters.
Ekonomistët vlerësojnë se bllokimi i fundit kishte shkaktuar shumë më pak përçarje sesa dy të mëparshmit, pasi njerëzit u përshtatën për të punuar nga shtëpia.
Edhe pse tashmë kafenetë do të hapen, pronarët shpresojnë se do të bëhet respektimi i rregullave për parandalimin e përhapjes së virusit.