Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare, ka sqaruar detajet e këtij sulmi, ku përmes një postimi në “Twitter” ata shprehen se sulmi ndodhi rreth orës 00:30, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, ose dëmtime të tjera.
Më tej ata shprehen se masat e sigurisë do të rriten si në Dijarbakir ashtu edhe në bazat e tjera turke .
Ndërsa nuk dihet se kush mund të ketë kryer sulmin me dron, raportet thonë se u dëgjuan edhe disa të shtëna.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet që tregon një dron që binte në bazë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/19/auto_auto_Screenshot_18-1016214482161621449369.webp)