Autoritetet e Belgjikës e kanë mbyllur një park kombëtar pranë kufirit me Holandën, derisa kërkimet për një ushtar të armatosur janë duke vazhduar.
Policia holandeze dhe ajo gjermane janë duke i mbështetur qindra oficerë dhe ushtarë të Belgjikës që janë të përfshirë në ndjekjen e të dyshuarit.
I dyshuari, një instruktor ushtarak i qitjes me emrin Jurgen Conings, u zhduk të hënën pasi mori armë nga një kazermë.
Thuhet se ai kishte bërë kërcënime në të kaluarën ndaj një virologu të lartë belg, shkruan BBC.
Marc Van Ranst, i cili drejtoi Shëndetin publik të Belgjikës ndaj koronavirusit, është dërguar në një vend të sigurt me familjen e tij.
Zyra e prokurorit publik federal belg ka thënë se beson se i dyshuari është ende gjallë.