Shtimi i numrit të vaksinave në Itali po jep efektet dhe se vihet re një ulje të rasteve të infektimeve nga COVID. Sipas buletinit ditor gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5,218 raste të reja të koronavirusit në Itali, ndëras dje ishin 5,741 raste.
Ka 218 vdekje sot nga dje që ishin 164 për një total prej 125,028 viktima që nga Shkurti 2020. Ndërsa është vënë re një rënie e shtrimeve në spitale për terapitë intensive, por që po trajtohet vetëm ato të zakonshmet.
Dozat e vaksinave të administruara janë mbi 29.6 milion. Qytetarët që kanë marrë dozën e dytë janë më shumë se 9.6 milion (16.25% e popullsisë).
Të hënën pritet që ministri i Shëndetësisë të nxjerrë urdhrin që e gjithë Italia të jetë në zonën e verdhë. Vendimi parashikon që nga 24 maji të ketë masa më lehtësuese për qytetarët në Itali. Vetëm tre rajone do të jenë të bardha. Bëhet fjalë për nga 1 qershori rajonet Friuli-Venezia Giulia, Sardenja dhe Molise të jenë të hapura plotësisht.