Shiu me ‘shkëndija elektrike’ kaploi qytetarët në Rusi – pamjet nga kamerat e sigurisë kapin momentin drithërues

Evropë

Shiu me ‘shkëndija elektrike’ kaploi qytetarët në Rusi – pamjet nga kamerat e sigurisë kapin momentin drithërues

Më: 22 maj 2021 Në ora: 17:27
Foto

Momenti drithërues është kapur nga kamerat teksa shiu me shkëndija elektrike bie mbi kalimtarët e tronditur në Rusi, pasi rrufeja goditi telat e autobusëve elektrikë.

Sipas medieve të huaja, pamjet tronditëse u kapën nga kamerat e sigurisë gjatë një stuhie në qytetin e Shën Petersburg më 19 maj.

Në video, një dritë verbuese ndriçon këmbësorët, duke ecur në kryqëzimin e rrugës Veteranov Avenue dhe rrugës Soldata Korzun, para se të fillojë bubullima.

Në momentin tjetër, shi i rëndë me shkëndija të mëdha bie në rrugë duke i bërë njerëzit të ndalojnë dhe të shikojnë të tmerruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat