Ushtria speciale e Belgjikës është vënë në kërkim të një pjesëtari ekstremist që ia arriti të nxirrte nga baza një sasi të konsiderueshme armatimi, ani pse në tre muajt e fundit ishte në mbikëqyrje të rreptë nga njësiti anti-terror.
Jurgen Conings, 46-vjeçar, për herë të fundit është parë në afërsi të shtëpisë së një personi të cilin e kishte kërcënuar.
Conings, snajperist ekspert, i njohur me psimpatinë e krahut të djathtë, besohet se është duke u fshehur në parkun në verilindje të Belgjikës.
Më shumë se 400 ushtarë dhe policë janë vënë në kërkim të tij. Ministria e Drejtësisë ka refuzuar të konfirmojë se cak i Conings mund të jetë këshilltari shkencor i programit të Belgjikës për koronavirusin.
Pandemia ka polarizuar shumë opinionin në Belgjikë dhe këshilltari shkencor është kërcënuar për punën e tij nga shumë persona, përfshirë edhe ushtarin ekstremist. Snajperisti ani pse kishte bërë postime të shumta racore në Facebook, ishte dënuar, por ishte i autorizuar të punonte me armë.