Një 44-vjeçare britanike, që mbyti tre fëmijët e saj u shpall e pafajshme me arsyetimin se vuan nga çrregullime të rënduara mendore.
Deidre Morley vrau tre fëmijët e saj, 9, 7 dhe 3 vjeç në Dublin të Irlandës, më 24 janar të vitit të kaluar.
Trupat e pajetë të tyre u gjetën nga i ati Andreu.
Morley pranoi vrasjen e tre fëmijëve të saj, por jo fajësinë duke deklaruar se kishte sëmundje mendore, një pretendim që iu pranua nga gjykata.
Si psikiatrët e mbrojtjes, ashtu edhe ata të prokurorisë e mbështetën këtë vendim të gjykatës duke e diagnostikuar 44-vjeçaren me çrregullime bipolare të tipit 2.
Psikiatrët thanë se me këtë çrregullim, 44 vjeçarja nuk ishte në gjendje që të kuptonte se po mbyste fëmijët e saj.