Iu vihet flaka bizneseve të gruas së zëvendës ministrit

Evropë

Iu vihet flaka bizneseve të gruas së zëvendës ministrit

Më: 23 maj 2021 Në ora: 08:29
Greqi

Sulmohen me pajisje ndezëse bizneset e bashkëshortes së Zëvendësministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës pak pas orës 01:30, në dy operacione në zonën “Bajron”.

E para u zhvillua jashtë një palestre, në rrugën “Formionos 245” dhe e dyta jashtë një dyqani rrobash, përballë në rrugën Formionos 238. Sipas informacioneve, bizneset i përkasin gruas së zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Shpërthimet dëmtuan dritaret dhe hyrjen e bizneseve ndërsa ndërhyri zjarrfikësja.

Policia procedoi 5 të dyshuar nga zona “Bajron” afër vendit ku ndodhën sulmet. Incidenti po hetohet nga Shërbimi Kundër Terrorizmit. Hetimet janë duke vazhduar.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat