Një shërbim treni natën nga Parisi në Nic do të rifillojë të enjten, tre vjet pasi ishte anuluar për shkak të mungesës së klientëve.
Kjo po ndodh me kërkesën e qeverisë franceze për të promovuar një “mënyrë të virtytshme të transportit”.
Treni do të niset nga stacioni Paris Austerlitz në 20:52 dhe do të mbërrijë në 09:11 në qytetin bregdetar të Nicës, shkruan Euronews.
Kryeministri i Francës, Jean Castex, do të jetë në bordin e udhëtimit përurues 12-orësh.
Nisja ishte planifikuar fillimisht për 16 prill por u shty për shkak të pandemisë e që e gjithë kjo synon të “nxjerrë në pah një mënyrë të virtytshme transporti që kontribuon në hapjen e rajoneve,” i tha AFP një burim pranë kryeministrit.
Shërbimi u anulua në dhjetor të vitit 2017 për shkak të mungesës së përfitimit. Por, qeveria ka caktuar 5.3 miliardë euro për sektorin hekurudhor si pjesë e planit të saj të rimëkëmbjes, duke përfshirë 100 milionë euro për trenat e natës.
Qeveria Franceze gjithashtu ka kërkuar që Air France të zvogëlojë fluturimet e brendshme për udhëtime që mund të bëhen në më pak se dy orë e gjysmë me tren si kusht për shpëtimin e tij.
Aktualisht ka vetëm dy trena natë që qarkullojnë rreth Francës.
Ministri i Transportit Jean-Baptiste Djebbari tha në fillim të këtij viti se ambicia e qeverisë “është që të ketë dhjetë apo ca trena natë deri në 2030.”
“Qeveria ka caktuar 5.3 miliardë euro për sektorin hekurudhor si pjesë e planit të saj të rimëkëmbjes, një shërbim nate midis Parisit dhe Tarbes, në Francën jugperëndimore, pritet të fillojë në fund të vitit”.
Rivendosja e trenave të natës ishte një nga propozimet e Konventës Citoyenne pour le Climat – një asamble qytetare e ngarkuar për të dalë me ide për të përshpejtuar dekarbonizimin e Francës në një mënyrë të drejtë.
Ajo u krijua pasi plani i qeverisë për të rritur taksat mbi benzinën dhe naftën shkaktoi protestën e Gilets Jaunes (Jelekët e Verdhë).