Britania: Vaksinat janë efektive për variantin indian të COVID-19

Evropë

Britania: Vaksinat janë efektive për variantin indian të COVID-19

Më: 23 maj 2021 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Zyrtarët britanikë të shëndetësisë u shprehën optimistë se masat kundër koronavirusit në Angli do të mund të hiqen në qershor, pasi një studim zyrtar zbuloi se vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca ofrojnë mbrojtje efektive kundër variantit indian të COVID-it.

Autoritetet britaneze kanë shprehur shqetësimin se rritja e rasteve të variantit të ri, do të mund të ngadalësonte procesin e rihapjes së ekonomisë, shkruan AP.

Shefi ekzekutiv i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar, Jenny Harries ka thënë se vendi është në rrugën e duhur për të vazhduar me fazën përfundimtare të hapjes së vendit, duke filluar kështu nga 21 qershori.

Në lidhje me varianit indian të COVID-19, qeveria britaneze ka thënë se varianti duket të jetë më lehtë i transmetueshëm, por që ende nuk dihet saktë se sa shqetësues mund të jetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat