2-vjeçari vdes, vëllai 5-vjeçar i vetmi që i shpëtoi tragjedisë në Itali

Evropë

2-vjeçari vdes, vëllai 5-vjeçar i vetmi që i shpëtoi tragjedisë në Itali

Më: 24 maj 2021 Në ora: 13:02
Çifti i mbytur

Në 14-të ka shkuar numri i viktimave pas rënies së teleferikut në Itali nga një lartësi prej 20 metrash. Mes viktimave janë dhe dy fëmijë.

Një dyvjeçar bashkë me babain 39 vjeçar, nënën 26 vjeçare dhe dy gjyshërit 82 dhe 70 vjeç humbën jetën, ndërsa fëmija 5 vjeçar i familjes mbijetoi.

Fëmija 5 vjeçar është i vetmi që arriti ti mbijetonte tragjedisë.

Çifti i ri bashkë me fëmijët dhe gjyshërit ishin kthyer nga Izraeli për të bërë një udhëtim familjar në Alpe.

Me ta ishte dhe djali i tyre i madh, Eitan 5-vjeçar i vetmi i mbijetuar.

Vogëlushi ndodhet në spital ku po merr trajtimin nga mjekët, por gjendja e tij është në situatë kritike.

Sipas medieve italiane fëmija ndodhet në spitalin e Torinos dhe i është nënshtruar një operacioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat