Sapo ka përfunduar takimin në Romë mes Sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Jashtme italiane me Kryediplomatin e Ambasadës Bjelloruse në Itali.
Ministria e Jashtme italiane ka thirrur në selinë e saj në Romë, të ngarkuarin me punë të Republikës së Bjellorusisë, në lidhje me ngjarjen e një dite më parë të rrëmbimit të avionit të kompanisë Ryanair të linjës Athinë- Vilnius e të 149 udhëtarëve që po udhëtonin me të.
Diplomati Bjellorus është pritur nga Sekretari i shtetit pranë Ministrisë së jashtme Benedetto De Vedova i cili ka shprehur qartë qëndrimin e Italisë e cila dënon fort këtë akt duke e konsideruar të papranueshëm e një shkelje serioze e standarteve ndërkombëtare të sigurisë së udhëtarëve në fluturim, e për të cilën Bjellorusia duhet të mbaj përgjegjësia.
Italia së bashku me partnerët e saj ka diskutuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Europës mbi adoptimin e masave të përgjigjes me seriozitet ndaj këtij fakti kaq të rëndë. E këto masa priten të jenë shumëplanëshe.