COVID-19 në Itali, dita me më pak infektime që prej tetorit, regjistrohen 110 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Evropë

COVID-19 në Itali, dita me më pak infektime që prej tetorit, regjistrohen 110 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Më: 24 maj 2021 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2.490 raste të reja me COVID.

Ndërkohë, nga krahu tjetër, numri i viktimave nga virusi ishte 110, duke e çuar këtë numër në total, që prej fillimit të pandemisë në 125.335.

Në njësinë e kujdesit intensiv, aktualisht, ndodhen 1.382 qytetarë, ndërsa 7.032 qytetarë janë shpallur të shëruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat